Ndërlidhjet

Mungesa e ndihmës amerikane për Sirinë, “e turpshme”


Senatori i Shteteve të Bashkuara, Xhon Mekejn.
Senatori i Shteteve të Bashkuara, Xhon Mekejn.
Senatori i Shteteve të Bashkuara, Xhon Mekejn, ka thënë se mungesa e ndihmës amerikane për kryengritësit sirianë “është e turpshme”.

SHBA-ja ka refuzuar të armatosë rebelët, për të shmangur luftën me Iranin dhe Rusinë – dy vende këto që mbështesin Qeverinë siriane.

Kriza në Siri pritet të jetë në krye të agjendës së bisedimeve ndërmjet presidentit amerikan, Barak Obama, dhe atij rus, Vladimir Putin, kur të takohen të hënën në Meksikë.

Mekejn, rivali republikan i Obamës në zgjedhjet e 2008-ës, ka thënë për NBC-në se “anëtarët e opozitës siriane po vriten, masakrohen, torturohen dhe dhunohen, ndërsa fakti që amerikanët nuk i ndihmojnë ata, është i turpshëm”.

Aktivistët kanë paralajmëruar se në Homs rrezikon të ndodhë masakër, pasi qyteti vazhdon të jetë i rrethuar nga dhjetëra-mijëra ushtarë dhe milicë të regjimit.

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG