Ndërlidhjet

Ndërron jetë simboli i tensioneve raciste


Llos Angjelles, 3 mars 1991.
Llos Angjelles, 3 mars 1991.
Simboli i tensioneve të racizmit në Llos Angjelles, Rodni King, ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeçare.

Ai është gjetur i vdekur në pishinën e tij.

King është rrahur nga policia e Llos Angjellesit në mars të vitit 1991, ndërsa pamjet e dhunës janë kapur me kamerë.

Lirimi i policëve të përfshirë më 29 prill të vitit 1992 ka shkaktuar trazira në Llos Angjelles, të cilat kanë lënë mbi 50 njerëz të vrarë.

Duke folur para 20 vjetorit të kësaj ngjarjeje, King ka thënë se racizmi duhet ende të sfidohet.
XS
SM
MD
LG