Ndërlidhjet

Vëllazëria Myslimane shpall fitoren


Mohammed Mursi, kandidati presidencial i Vëllazërisë Myslimane.

Mohammed Mursi, kandidati presidencial i Vëllazërisë Myslimane.

Partia për Liri dhe Drejtësi e Egjiptit, që është krahu politik i Vëllazërisë Myslimane, ka njoftuar të hënën se kandidati i saj, Muhamed Mursi, ka fituar zgjedhjet presidenciale të 16 dhe 17 qershorit.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të internetit, Vëllazëria Myslimane e ka deklaruar Mursin “presidentin e parë egjiptian të zgjedhur nga populli”.

Sipas rezultateve të fundit jozyrtare, Mursi ka fituar 52 për qind të votave, ndërsa kundër-kandidati i tij, Ahmed Shafik, ka marrë 48 për qind të tyre.

Autoritetet zgjedhore thonë se rezultatet zyrtare do të shpallen më 21 qershor.

Shtabi i Shafikut nuk ka bërë publik ndonjë rezultat.

Këto kanë qenë zgjedhjet e para presidenciale në Egjipt, që nga rrëzimi i sunduesit veteran, Hosni Mubarak, në revoltën popullore të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG