Ndërlidhjet

Në Moskë nisin bisedimet bërthamore


Ilustrim
Ilustrim
Raundi i radhës i bisedimeve ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, në lidhje me programin bërthamor të Teheranit, nis sot në Moskë.

Delegacioni i gjashtë fuqive – Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë – udhëhiqet nga shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton.

Një zyrtar i BE-së ka thënë për agjencinë Reuters se komuniteti ndërkombëtar nuk do që bisedimet të zvarriten pa ndonjë përparim.

Palët nuk kanë arritur të shënojnë ndonjë përparim gjatë raundit të fundit të bisedimeve në Bagdad, në muajin maj.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera druajnë se aktiviteti bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armëve atomike. Republika Islamike i hedh poshtë pretendimet, duke thënë se programi i saj ka synime ekskluzivisht paqësore.
XS
SM
MD
LG