Ndërlidhjet

Tregjet aziatike shënojnë rritje


Ilustrim
Ilustrim
Tregjet në gjithë Azinë janë hapur në vlera më të larta, pas lajmeve se në Greqi ka gjasa të formohet një koalicion qeveritar, që mbështet masat e kursimit.

Indeksi Nikkei i Tokios është rritur për 2.1 për qind, ndërsa Kospi i Koresë Jugore për 2.08 për qind.

Lajmet nga Greqia i kanë dhënë shtytje edhe euros në tregjet aziatike, ku monedha e përbashkët evropiane është tregtuar me 1.2710 dollar dhe 100.74 jen.

Në zgjedhjet parlamentare të Greqisë ka fituar partia Demokracia e Re, duke lënë prapa Syriza-n, parti kjo që kundërshton masat e rrepta të kursimit për të shpëtuar vendin nga falimentimi.

Analistët thonë se tregjet do të përcjellin me kujdes edhe Samitin e G20-ës që do të hapet sot në Meksikë.
XS
SM
MD
LG