Ndërlidhjet

Vritet komandanti i ushtrisë së Jemenit


Ilustrim

Ilustrim

Njëri nga komandantët kryesorë të ushtrisë së Jemenit është vrarë sot nga një sulm vetëvrasës në qytetin e Adenit.

Gjenerali Salem Ali Katan ka udhëhequr ofensivën kundër rrjetit terrorist të Al Kaidës.

Ofensiva ka detyruar grupet militante të tërhiqen nga disa qytete dhe fshatra në krahinat jugore, të cilat kanë qenë nën kontrollin e militnatëve qysh në vitin e kaluar.

Në këtë ofensivë njëmujore thuhet të jenë vrarë qindra njerëz, përfshirë militantë të Al Kaidës, ushtarë, milicë dhe civilë.
XS
SM
MD
LG