Ndërlidhjet

Demokracia e Re nis bisedimet për qeverinë


Lideri i Demokracisë së Re, Antonis Samaras.
Lideri i Demokracisë së Re, Antonis Samaras.
Partia konservatore e Greqisë, Demokracia e Re, ka nisur bisedimet për formimin e koalicionit, pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.

Tregjet financiare në Azi dhe Evropë janë rritur, ashtu si edhe vlera e euros, pas lajmeve se në Greqi ka gjasa të formohet një koalicion qeveritar, që mbështet masat e kursimit.

Fitorja eventuale e majtistes Syriza, e cila kundërshton masat e kursimit si kusht për ndihmën e Bashkimit Evropian dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të mund të detyronte Greqinë të largohej nga Eurozona.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Demokracia e Re ka fituar afro 30 për qind të votave të së dielës, ndërsa Syriza 27 për qind të tyre.

Pasok-u socialist, i cili ka zënë vendin e tretë, ka thënë se është i gatshëm të hyjë në koalicion me Demokracinë e Re.
XS
SM
MD
LG