Ndërlidhjet

logo-print

Fairfax Media zvogëlon numrin e punëtorëve


Ilustrim

Ilustrim

Kompania më e madhe mediatke në Australi, Fairfax Media Ltd., ka njoftuar se do të pezullojë 1,900 punëtorë gjatë tre vjetëve të ardhshëm.

Kompania ka njoftuar se dy gazetat e saj “The Sydney Morning Herald” dhe “The Age” do të ndryshojnë formatin nga gazeta me shumë faqe, në tabloide.

Fairfax Media ka thënë po ashtu se do të mbyllë edhe dy komplekse printimi.

“Sjellja e lexuesve ka ndryshuar dhe ajo nuk do të kthehet prapa”, ka thënë shefi ekzekutiv i kompanisë, Grek Hajvud.

Kompania me seli në Sidnej zotëron mbi 300 gazeta, 15 radio-stacione dhe 50 ueb-faqe në Australi dhe Zelandë të re.
XS
SM
MD
LG