Ndërlidhjet

Google raporton për censurë në rritje


Ilustrim
Ilustrim
Në raportin e saj më të ri, kompania Google thotë se ka pasur rritje të përpjekjeve të qeverive për të larguar përmbajtjen e saj nga Interneti.

Raporti vë në pah se shumë kërkesa për heqjen e përmbajtjes, sidomos të videove, kanë ardhur nga demokracitë perëndimore dhe jo vetëm nga vendet që njihen për censurë.

Publikimi thotë se rregullatorët e Spanjës i kanë kërkuar motorit të kërkimeve Google largimin e 270 linqeve që përmbanin artikuj kritikë të gazetave dhe blogerëve për figurat publike.

Sipas raportit, autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë kërkuar largimin e 187 materialeve për arsye të ndryshme, ndërsa Google ka përmbushur 42 për qind të këtyre kërkesave.

Gjiganti i internetit thotë se nuk ka plotësuar kërkesat e Pakistanit për heqjen e gjashtë videove që satirizojnë zyrtarët qeveritarë.

Ukraina, Jordania dhe Bolivia për herë të parë kanë kërkuar largimin e disa materialeve, nënvizon raporti për transparencën i kompanisë Google.
XS
SM
MD
LG