Ndërlidhjet

logo-print

Poll Mekartni mbush 70 vjet


Poll Mekartni

Poll Mekartni

Rok muzikanti legjendar, Poll Mekartni, mbush sot 70 vjet.

I lindur në një familje të klasës punëtore në Liverpull të Anglisë më 1942, Mekartni ka takuar Xhorxh Harisonin dhe më vonë edhe Xhon Llenonin.

Të tre ata, së bashku me Ringo Starin, kanë formuar grupin “The Beatles”, i cili konsiderohet si grupi më i mirë rok i të gjitha kohërave.

Mekartni dhe Llenon kanë shkruar së bashku shumicën e teksteve të këngëve.

Hiti “Yesterday” është incizuar nga artistë të tjerë më se 2,000 herë.

Këtë muaj, Mekartni ka kënduar në koncertin për nder të Jubileut të Diamanttë të Mbretëreshës Elizabetë.

Muajin e ardhshëm, ai do të mbyllë ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Londër.(v.t.)


XS
SM
MD
LG