Ndërlidhjet

OSBE trajnon policët për mbrojtjen e dëshmitarëve


Ilustrim
Ilustrim
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka organizuar një trajnim me policët kosovarë në lidhje me procedurat dhe programet mbrojtëse që mund t’u ofrohen dëshmitarëve, thuhet në një njoftim të këtij misioni.

“Hetuesit policorë janë të parët që takojnë dëshmitarët, ndërtojnë besimin dhe negociojnë programet dhe masat e përshtatshme për mbrojtjen e tyre. Nëse hetuesit nuk arrijnë ta bindin dëshmitarin të bashkëpunojë, atëherë prokurori ose gjykatësi nuk mund të bëjë shumë dhe kështu rastet pezullohen,” citohet të ketë thënë Temur Shengelia nga Departamenti i OSBE-së për Siguri Publike.

Gjatë këtij trajnimi, i cili është vazhdimësi i një trajnimi të mëhershëm të OSBE-së të ofruar në muajin mars, është prezantuar edhe rëndësia e të drejtave të njeriut në mbrojtjen e dëshmitarëve, ku siguria e dëshmitarëve dhe të drejtat e tyre luajnë rol qendror dhe dëshmitarët nuk perceptohen si dikush që vetëm ofron dëshmi, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG