Ndërlidhjet

Irlandezët me shirita të zinj në ndeshjen kundër Italisë


Euro 2012

Euro 2012

Lojëtarët irlandezë do të mbajnë shirita të zinj në krahë në ndeshjen e së hënës kundër Italisë në Kampionatin Evropian të Futbollit, për të kujtuar 18 vjetorin e vrasjes së 6 personave në Irlandën Veriore.

Ndeshja i bie në datën e saktë të sulmit, dhe është prekëse, pasi që viktimat janë qëlluar ndërsa po shikonin Irlandën duke luajtur kundër Italisë në Kupën Botërore në vitin 1994, në një fshat të Lafingajlëndit.

UEFA ka dhënë lejen për të bartur shiritat.

“Ajo që ka ndodhur në Lafingajlënd në vitin 1994 ka qenë një tragjedi e tmerrshme dhe shumë prekëse për të gjithë tifozët e futbollit”, ka thënë Xhon Delanei nga Federata e Futbollit e Irlandës, në një deklaratë para ndeshjes.

Në mesin e viktimave ishte edhe 87 vjeçari, Barnei Grin, një nga viktimat më të moshuara të konfliktit sektar në Irlandën Veriore.

Ndryshe, në kuadër të grupit C në Euro 2012 sot luhet edhe ndeshja mes Kroacisë dhe Spanjës.
XS
SM
MD
LG