Ndërlidhjet

Anija kineze ankorohet në laboratorin hapësinor


Ilustrim
Ilustrim
Kina tha se një anije kozmike është ankoruar në laboratorin orbital duke shënuar kështu arritjen e fundit të programit të Kinës në hapësirë.

Zyrtarët kinezë të hapësirës thanë se kapsula Shenzhou 9, me një ekuipazh prej tre vetash, përfshirë dhe një grua, është lidhur të hënën me modulin orbital Tiangong.

Imazhet e ankorimit u transmetuan drejtpërsëdrejti në televizionin kinez shtetëror.

Astronautët më vonë hynë në modul, në atë që u përshkrua si hera e parë kur astronautët kinezë lëvizin nga një anije në tjetrën derisa janë në hapësirë.

Ankorimi i së hënës ishte një procedurë e automatizuar.

Në ditët e ardhshme, astronautët do të përpiqen që të kryejnë ankorim manual.

Misioni i fundit Shenzhou – është misioni i katërt Kinës në hapësirë.

Anija është nisur të shtunën, dhe në të ka udhëtuar për here të pare një astronaute kineze.
XS
SM
MD
LG