Ndërlidhjet

Konfiskohen barna të kontrabanduara


Barnat e konfiskuara nga Doganat e Kosovës, qershor, 2012

Barnat e konfiskuara nga Doganat e Kosovës, qershor, 2012

Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentim të kontradandimit të mallrave, respektivisht të barnave, njofton përmes një komunikate për media ky institucion.

Në rajonin e Mitrovicës, Dogana ka hasur në një sasi të konsiderueshme të barnave- 6890 paketime me nga 30 tableta të llojit Aspirin.

“Oficerët doganorë gjatë patrullimeve rutinore kanë dyshuar se një veturë e parkuar në një restorant në rajonin e Mitrovicës mund të ketë mallra të kontrabanduara. Në bashkëpunim edhe me Policinë e Kosovës është bërë kontrollimi i veturës nga jashtë ku janë parë indikacione se vetura ka mallra në brendi të saj. Pronari i veturës nuk është arritur të gjendej, kështu që vetura është tërhequr dhe vendosur ne terminalin doganor të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Vlera e këtyre mallrave, sipas Doganave, ende nuk është përcaktuar, mallrat dhe automjeti janë konfiskuar, ndërsa rasti në fjalë i është dorëzuar komisionit për kundërvajtje Doganore për procedura të mëtejme.
XS
SM
MD
LG