Ndërlidhjet

BE kërkon nga Egjipti ruajtjen e demokracisë


Egjipt...

Egjipt...

Egjipti duhet të ruajë rrugën e tij të demokracisë, ka thënë zëdhënësja e Bashkimit Evropian, duke refuzuar të komentojë më tej zgjedhjet presidenciale të së dielës, nga të cilat të dy kandidatët kanë deklaruar fitore.

Vëllazëria Myslimane tha se kandidati i saj Mohamed Morsi ka fituar 52 për qind të votave. Por, nga fushata e kundërkandidatit të tij është thënë se Ahmed Shafik ka arritur atë rezultat.

“Raportet e hershme konfirmojnë se zgjedhjet janë kryer në mënyrë paqësore dhe të rregullt”, ka thënë MajaKocijançiq, zëdhënëse e shefes së diplomacisë së BE-së, Kethrin Eshton.

Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve publikohen të enjten.
XS
SM
MD
LG