Ndërlidhjet

Obama e Putin takohen në margjinat e G20-ës


Presidenti amerikan Barak Obama dhe ai rus, Vlladimir Putin, foto nga arkivi
Presidenti amerikan Barak Obama dhe ai rus, Vlladimir Putin, foto nga arkivi
Presidenti amerikan Barak Obama dhe presidenti rus Vlladimir Putin takohen në margjinat e samitit të G20 në Meksikë, në bisedimet e para dypalëshe të, që kur Putin u kthye për një mandat të tretë në muain mars.

Shtëpia e Bardhë tha se kriza në Siri dhe programi bërthamor i Iranit do të dominojnë diskutimin.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës janë në rritje në lidhje me situatën në Siri, ku Shtëpia e Bardhë dëshiron që Rusia të ndihmojë në bindjen e presidentit Bashar al-Assad që ta lë pushtetin.

Javën e kaluar sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton akuzoi Rusinë se ka siguruar helikopterë dhe pajisje të tjera ushtarake për qeverinë e Damaskut.

Moska ka mohuar akuzat.

Gjithashtu të hënën, Interfax njoftoi se marinsat ruse mbi dy luftanije janë duke u përgatitur të lundrojnë për në Siri për të mbrojtur qytetarët rusë dhe një bazë detare të atjeshme.
XS
SM
MD
LG