Ndërlidhjet

SHBA e "shqetësuar" për kampin Ashraf


Kampi Ashraf

Kampi Ashraf

Shtetet e Bashkuara “mbesin të shqetësuara” për situatën në kampin Ashraf dhe kanë kërkuar nga banorët e tij që të “rikthejnë menjëherë bashkëpunimin” me qeverinë irakiane dhe me misionin e OKB-së në vend.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland gjithashtu i ka bërë thirrje Bagdadit që të “intensifikojë përpjekjet” për të ofruar siguri për banorët.

Kampi është bazë e organizatës Muxhahedin-e Khalk një grup opozitar iranian që cilësohet si organizatë terroriste nga Teherani dhe Uashingtoni.

Në muajin maj, SHBA-të njoftuan se më shumë se gjysma e 3 mijë e 200 banorëve janë rivendosur në një zonë tranzite, të quajtur Kampi i Lirisë, para ndonjë rivendosje tjetër eventuale në Irak.
XS
SM
MD
LG