Ndërlidhjet

logo-print

Bisedimet mbi Iranin nuk sjellin rezultate


Foto nga bisedimet mbi programin berthamor të Iranit, Moskë, 18 qershor, 2012

Foto nga bisedimet mbi programin berthamor të Iranit, Moskë, 18 qershor, 2012

Zëvendës ministri i jashtëm i Rusisë tha të hënën se pozicionet e Iranit dhe fuqive botërore në bisedimet e Moskës mbi programin bërthamor të Teheranit janë vështirë të përafrueshme.

Bisedimet dy-ditore në Moskë vijnë pas dy raundeve të pafrytshme në Stamboll dhe Bagdad.

Sergei Riabkov, duke folur në fund të ditës së parë të takimit, tha se “bisedimet dyditëshe nuk do të jenë të mjaftueshme.”

Majkëll Man, zëdhënës i shefes së diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton tha se BE nuk do të përmbushë kërkesën kryesore të Teheranit për heqjen e embargos së naftës që hyn në fuqi më 1 korrik.

Eshton udhëheq grupin e gjashtë fuqive të përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina.

Kryenegociatori i Iranit Saed Xhalili këmbënguli gjithashtu për njohjen formale të drejtës së iranit për pasurimin e uraniumit për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG