Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Të stabilizohet sistemi financiar


Logo e samitit G20 në Meksikë

Logo e samitit G20 në Meksikë

Liderët e mbledhur në samitin e G20 në Meksikë duhet të punojnë për të stabilizuar sistemin financiar dhe SHBA do të punojë me partnerët ndërkombëtarë për rritjen ekonomike dhe rritjen e besimit në tregje, ka thënë presidenti amerikan, Barak Obama.

“Bota është shumë e shqetësuar për ritjen e ngadaltë ekonomike”, ka thënë Obama gjatë një takimi dy palësh me presidentin meksikan, Felipe Kalderon, para samitit të ekonomive të mëdha dhe atyre në zhvillim, transmeton DPA.

“Tani është koha, që të sigurojmë se të gjithë ne, duhet të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme për të stabilizuar sistemin botëror financiar, për të shmangur proteksionizmin”, ka thënë Obama.
XS
SM
MD
LG