Ndërlidhjet

logo-print

Greqia e Serbia mohojnë akuzat mbi biletat në treg të zi


Flamujt e shteteve që marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore, Londër, qershor

Flamujt e shteteve që marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore, Londër, qershor

Zyrtarët olimpikë të Serbisë dhe Greqisë kanë mohuar se janë përfshirë në tregun e zi të shitjes së biletave në Olimpiadën Verore të Londrës.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik po i heton akuzat e Sunday Times të Britanisë, se zyrtarët dhe agjentët e biletave në disa vende, ishin kapur duke shitur bileta deri 10 herë më shtrenjtë sesa vlera e tyre normale.

Komiteti Olimpik grek lëshoi një deklaratë të hënën ku mohoi çdo keqbërje nga presidenti Spiros Kapralos.

Sunday Times ka cituar Kapralosin t’iu ketë thënë gazetarëve të paraqitur si shitës biletash të paligjshme, se ka kërkuar bileta shtesë për agjentët zyrtarë në Greqi.

Komiteti grek thotë se rrëfimi ishte me plot “të pavërteta” dhe se komentet e Kapralos, të cilat u filmuan duke përdorur një kamerë të fshehtë, u prezantuan “në një mënyrë mashtruese” dhe ishin “fragmentuar”.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Serbisë, Gjorgje Visacki, gjithashtu mohoi keqbërjet.

Ai tha se organet shtetërore nuk janë përgjegjëse për biletat, meqë kjo “punë është në duart e një distributori zyrtar i cili ka kontratë të drejtpërdrejtë me organizatorët e Lojërave Olimpike.”
XS
SM
MD
LG