Ndërlidhjet

Viktima të reja të dhunës afgane


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Katër policë dhe një civil u raportua se janë vrarë në një shpërthim bombe në verilindje të Afganistanit.

Zyrtarët provincialë thanë se bomba e telekomanduar vrau një komandant të Policisë lokale afgane, birin e tij, dy roje të tij dhe një civil në një treh në rrethin e Tagabit në provincën e Kapisas.

Së paku 15 njerëz të tjerë, shumica civilë, raportohet se janë plagosur në këtë shpërthim.

Në fillim të këtij muaji, katër ushtarë francezë dhe dy prej përkthyesve të tyre afganë janë vrarë në një sulm vetëvrasës në provincën e Kapisas, klu janë të stacionuar shumica e trupave franceze në Afganistan.

Tre mijë e katërqind trupat franceze që janë të dislokuara në Afganistan, planifikohet të tërhiqen nga vendi deri në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG