Ndërlidhjet

Jahjaga e Thaçi ngushëllojnë mbretin saudit


Princi i ndjerë Najef
Princi i ndjerë Najef
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi një telegram ngushëllimi Mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah bin Abdulaziz Al-Saud, me rastin e ndarjes nga jeta të Princit Najef bin Abdulaziz Al Saud.

“Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ju shpreh ngushëllimet më të thella Shkëlqesisë Suaj, familjes mbretërore dhe popullit të Arabisë Saudite. Princi Najef bin Abdulaziz Al Saud do të kujtohet përgjithmonë për guximin dhe përkushtimin e Tij për t’i shërbyer vendit dhe popullit të Tij. Në këtë moment zie e pikëllimi për Mbretërinë tuaj, populli im i bashkohet lutjeve Tuaja që Ai të prehet në paqe”, thuhet në telegramin e zonjës Jahjaga.

Një telegram ngushëllimi ka dërguar edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili javën e kaluar ishte për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite.

“Princi i Kurorës, Najef bin Abdul Aziz Al Saud shërbeu me një përkushtim të lartë në interes të Mbretërisë Suaj, prandaj në botë do të kujtohet për kontributin që e dha veçanërisht në fushën e sigurisë globale. Duke u bashkuar me dhembjen e familjes dhe gjithë popullit tuaj për këtë humbje, Ju lutem të pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në telegramin e kryeministrit Thaçi.
XS
SM
MD
LG