Ndërlidhjet

BE s'lejon që G20 t'i japë leksione


Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso

Bashkimi Evropian nuk do të lejojë të marrë leksione se si duhet ta trajtojë krizën evropiane ekonomike, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, në samitin e G20-ës që po mbahet në Meksikë.

Hoze Manuel Barroso ka thënë se BE nuk është përgjegjëse për problemet financiare të botës.

“Ne jemi jashtëzakonisht të hapur dhe jemi të angazhuar me partnerët tanë, por
ne me siguri nuk po vijmë këtu për të marrë mësime (nga dikush)”, tha Barroso.

“Sfidat nuk janë të gjitha evropiane. Ato janë globale", shtoi ai, duke vënë në dukje se problemet ekonomike ndërkombëtare kanë filluar katër vjet më parë me krizën financiare në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG