Ndërlidhjet

Bullgaria premton të lobojë për njohje


Foto nga vizita e kryeministrit Hashim Thaçi në Bullgari, 18 qershor, 2012

Foto nga vizita e kryeministrit Hashim Thaçi në Bullgari, 18 qershor, 2012

“Perspektiva e Kosovës është perspektiva e integrimit të Bashkimin Evropian dhe në NATO, dhe në këtë përkushtim Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur të përmbushë në plotëni të gjithë kriteret dhe standardet e integrimit”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij zyrtare në Bullgari.

Në takimin me Presidentin e Bullgarisë, kryeministri Thaçi foli edhe për hapat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në krijimin e ambientit të favorshëm për investime ndërkombëtare në Kosovë, me ç’rast ka ftuar investitorët bullgarë që të investojnë në Republikën e Kosovës.

Presidenti bullgar Rosen Pevniev, sipas një njoftimi të Qeverisë, ka thënë se “Bullgaria është e përkushtuar për të ndihmuar në procesin e shtimit të numrit të njohjeve për Republikën e Kosovës, si dhe anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat relevante ndërkombëtare”.
XS
SM
MD
LG