Ndërlidhjet

logo-print

Obama përshëndet rezultatet zgjedhore në Greqi


Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama tha se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të kësaj fundjave në Greqi do t’ia përcaktojnë vendit rrugën e suksesit dhe prosperitetit.

Ai ka bërë këto komente në kuadër të samitit të G20-ës që po mbahet në Meksikë.

Obama tha se fitorja e partisë konservatore Demokracia e Re është shenjë e mirë për formimin e shpejtë të qeverisë.

Ai parashikoi se udhëheqësit e rinj të vendit do të jenë në gjendje që të punojnë “në mënyrë konstruktive me partnerët e tyre ndërkombëtarë, në mënyrë që të vazhdojnë me rrugën e reformave.”

Greqia është duke luftuar me papunësinë prej 22 për qind dhe me borxhin paralizues publik.

Masat e ashpra rënduese të vendosura në këmbim të një pakete të Bashkimit Evropian dhe të FMN-së kanë shkaktuar trazira të mëdha sociale.
XS
SM
MD
LG