Ndërlidhjet

Krasniqi: Gjetjet e autopsisë nuk indikojnë asgjë tjetër pos vetëvrasje


Kosovo - Director of the Board of the Privatization Agency, Dino Asanaj.
Kosovo - Director of the Board of the Privatization Agency, Dino Asanaj.
Drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, e ka plagosur vetveten për vdekje, duke u therrë me thikë 11 herë, dhe nuk ishte vrarë siç mendohej fillimisht, kanë thënë zyrtarë të misionit të Bashkimit Evropian, EULEKS në Kosovë, raporton agjencia Reuters.

I ndjeri Asanaj, 55 vjeçar, ishte gjetur në zyrën e tij, ditën e entje, me plagë nga thika dhe menjëherë ishte dërguar në spital, ku kishte vdekur disa orë më vonë, për shkak të derdhjes së sasisë së madhe të gjakut.

Fillimisht kishte dyshime se kjo ishte vrasje, por autopsia tregon se kjo ishte vetëvrasje e frikshme, tha Blerim Krasniqi, zëdhënës i misionit EULEKS.

“Gjetjet e autopsisë nuk indikojnë asgjë tjetër pos vetëvrasje”, tha zoti Krasniqi, transmeton agjencia Reuters.
XS
SM
MD
LG