Ndërlidhjet

Euro 2012: Spanja e Italia në çerekfinale


Nga ndeshja mes Spanjës e Kroacisë
Nga ndeshja mes Spanjës e Kroacisë
Spanja ka avancuar në çerekfinale të Euros 2012, pas fitores që shënoi ndaj Kroacisë me rezultat 1-0.

Të hënën gjithashtu, Italia mposhti Irlandën me rezultat 2-0 dhe u kualifikua në çerekfinale.

Spanja kryeson tabelën me shtatë pikë, e pasuar nga Italia me pesë.

Ndeshjet e fundit të Grupit D luhen sot, me Anglinë që luan kundër nikoqirit të këtij kampionati, Ukrainës në Donetsk dhe Francës kundrejt Suedisë, e cila tashmë është eliminuar.
XS
SM
MD
LG