Ndërlidhjet

Dhuna në Siri, Mekejn kërkon anshkalim të OKB-së


Senatori Xhon Mekejn
Senatori Xhon Mekejn
Senatori amerikan Xhon Mekejn ka thënë se forcat e presidentit sirian Bashar al-Asad gjithnjë e më tepër janë duke përdorur helikopterë kundër kryengritësve, të cilët po kërkojnë përmbysjen e regjimit.

Duke folur në Institutin konservator American Enterprise, Mekejn tha Rusia dhe Irani po ofrojnë armë për Asadin, duke cituar akuzat e fundit të sekretares amerikane të Shtetit Hillari Klinton se Moska po i ofron helikopterë regjimit.

Rusia ka mohuar se ka dërguar helikopterë “të rinj” në Siri.

Mekejn kërkoi që të anashkalohet Këshilli i Sigurimit - ku Rusia ushtron të drejtën e vetos – dhe të ndërtohet një koalicion që mbështet intervenimin ajror "si në Libi".

Në një intervistë dhënë të dielën në NBC, Mekejn tha se mungesa e ndihmës së SHBA-së për kryengritësit është e "turpshme".
XS
SM
MD
LG