Ndërlidhjet

MekGurk tërheq kandidaturën për ambasador në Irak


Bret MekGurk
Bret MekGurk
I nominuari i presidentit amerikan Barak Obama për ambassador të ardhshëm në Irak e ka tërhequr emrin e tij për këtë post.

Një zëdhënës i Këshillit për Sigurinë Kombëtare konfirmoi vendimin dhe e çmoi Bret MekGurkin si një “diplomat të vyer”.

Më herët, gjashtë senatorë republikanë i kanë bërë thirrje Obamës që të tërheqë nominimin, pasi sipas tyre ai nuk ka përvojë të mjaftueshme dhe se në vitin 2008 i ka dërguar e-maile të papërshtatshme një gazetari.

Të dielën, megjithatë, Shtëpia e Bardhë tha se nuk do të tërheqë MekGurkin.

Por, vetë MekGurk i ka dërguar një letër Obamës, në të cilën ka bërë publik vendimin për tërheqje.
XS
SM
MD
LG