Ndërlidhjet

logo-print

Edhe kryeministri rumun akuzohet për plagjiat


Kryeministri rumun, Viktor Ponta

Kryeministri rumun, Viktor Ponta

Kryeministri i Rumanisë po përballet me akuzat për plagjiaturë, pak kohë pasi një nga ministrat e tij u detyrua të japë dorëheqje pas akuzave të ngjashme.

“Nature journal” raporton se majtisti Viktor Ponta, i cili u bë kryeministër në fund të prillit, ka qenë i akuzuar në vitin 2003 për kopjim të tezës së tij të doktoraturës nga autorë të tjerë pasi nuk i ka cituar si duhet burimet.

Gazeta shkruan se ka parë dëshmi që tregojnë se më shumë se gjysma e tezës së Pontës mbi Gjykatën Ndërkombëtare Penale është plagjiat nga burime të tjera.

Muajin e kaluar, ministri i sapoemëruar i Arsimit Ioan Mang dha dorëheqje pasi që u dëshmua se një pjesë e madhe e librit të tij, ishte plagjiat nga puna e një shkencëtari japonez.

Ministrja e parë e zgjehdur e arismit nga Ponta, Korina Dumitresku, u tërhoq nga posti, pasi doli në shesh se në biografinë e saj kishte gënjyer se ka studiuar në Universitetin e Stanfordit.
XS
SM
MD
LG