Ndërlidhjet

Çavez përqesh rivalin politik


Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez

Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez

Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka përqeshur idenë e një debati ballë për ballë me rivalin e tij Henrike Kapriles në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Çavez, i cili është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje, pavarësisht betejës njëvjeçare me kancerin, tha se ai do të vihej "në siklet" në një debat me Kaprilesin, duke thënë se në vend të tij do të donte të përballej me “një njeri shumë i rëndësishëm” në zgjedhje.

Çavez, 57 vjeç, rivalin e tij e konsideroi si “askushi”.

Zgjedhjet janë caktuar për 7 tetor.

Sondazhet e ndryshme të opinionit kanë treguar se Çavez udhëheq, edhe pse më shumë se një e treta e votuesve janë të pavendosur.
XS
SM
MD
LG