Ndërlidhjet

logo-print

Microsoft me tabletë, konkurrencë iPad-it


Tableta e re Surface e Microsoft-it

Tableta e re Surface e Microsoft-it

Gjiganti i softuerit kompjuterik Microsoft zbuloi një tabletë të re kompjuterike që ka për qëllim të konkurrojë me iPad-in e Apple.

Tableta – e quajtur Surface - do të përdorë një version të sistemit operativ të ardhshëm të Microsoft-it, Windows-8.

Pajisja ka përafërsisht peshë dhe madhësi të njëjtë si iPad.

Microsoft është i njohur kryesisht si një prodhues softuerësh, edhe pse ai ka prodhuar edhe harduerë në të kaluarën, më të njohurit nga ta janë videlojërat Xbox.

Analistët thanë se Surface do të duhet të tregojë një nivel të ri të integrimit midis harduerëve dhe softuerëve në qoftë se do të konkurrojë suksesshëm me iPad-in e popullarizuar.
XS
SM
MD
LG