Ndërlidhjet

BE ka tri kushte të reja për Serbinë?


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian ia ka vënë tri kushte të reja Serbisë për fillimin e negociatave për anëtarësim, shkruan e përditshmja serbe “Politika”.

Duke cituar burime jozyrtare nga Beogradi “Politika” transmeton se shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Lajçak, së fundi i ka paraqitur tri kushte të reja qeverisë serbe.

“Krahas kërkesës për heqjen e instiucioneve në veri (me këtë mendohet në shkolla, shtëpitë e shëndetit dhe spitalet), ka kërkuar hapjen e përfaqësisë në Beograd, përkatësisht në Prishtinë, si dhe takimin e nivelit të lartë mes dy kryeqyteteve”, shkruan gazeta, duke shtuar se BE ka kërkuar nga Serbia që të shuajë gjykatat paralele në Mitrovicë dhe instalimin e numrave të veçantë të telefonave për Kosovë.

Një ditë më parë, shefi i ekipit serb negociator, Borko Stefanoviq, tha se në kaudër të dialogut asnjëherë nuk është përmendur hapja e zyrës së Kosovës në Serbi dhe anasjelltas.

Ndërkohë, ministri në largim i Kosovës në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq është cituar të ketë thënë se nuk ka kushte të reja për Serbinë.
XS
SM
MD
LG