Ndërlidhjet

Mud i raporton OKB-së për Sirinë


Kreu i misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara në Siri, gjenerali Robert Mud
Kreu i misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara në Siri, gjenerali Robert Mud
Kreu i misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara në Siri, gjenerali Robert Mud, pritet ta informojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi gjendjen në këtë vend.

Takimi vjen, pasi që misioni i OKB-së pezulloi të shtunën aktivitetet vëzhguese në Siri, duke cituar si arsye, përshkallëzimin e dhunës në mes të forcave të presidentit Bashar al-Asad dhe kryengritësve.

Vëzhguesit e OKB-së qenë dërguar në Siri në muajin prill për të monitoruar zbatimin e planit të paqes të mbështetur ndërkombëtarisht.

Plani nuk është zbatuar asnjëherë nga asnjëra palë.
XS
SM
MD
LG