Ndërlidhjet

Vazhdojnë bisedimet mbi Iranin


Takimi mes Iranit dhe 6 fuqive botërore në Moskë, 18 qershor, 2012
Takimi mes Iranit dhe 6 fuqive botërore në Moskë, 18 qershor, 2012
Irani dhe fuqitë botërore po zhvillojnë për të dytën ditë me radhë bisedime për programin bërthamor iranian.

Zyrtarët thanë se dita e parë e bisedimeve në Moskë, nuk solli përparim, me të dyja palët që me sa duket nuk ishin të gatshme për kompromis.

Bisedimet midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore – Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Francës, Rusisë, Kinës dhe Gjermanisë – pasojnë raundet e pasuksesshme të bisedimeve në Stamboll dhe Bagdad në dy muajt e fundit.

Irani thotë se programi i tij bërthamor është paqësor, dhe dëshiron që fuqitë botërore t’ia njohin të drejtën për të pasuruar uraniumin.

Irani gjithashtu ka kërkuar që Bashkimi Evropian ta shfuqizojë embargon për importet e naftës iraniane, e cila hyn në fuqi më 1 korrik.
XS
SM
MD
LG