Ndërlidhjet

Greqi: Dita e dytë e bisedimeve për koalicion


LIderi i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, në takim me liderin e së Majtës Demokratike, Fotis Kouvelis
LIderi i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, në takim me liderin e së Majtës Demokratike, Fotis Kouvelis
Partia konservatore, Demokracia e Re, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e përsëritura parlamentare në Greqi, ditën e diel, për të dytën ditë me radhë i ka vazhduar bisedimet me socialistët e PASOK-ut dhe partinë e Majta Demokratike, për formimin e kolaicionit.

Nesër është dita e fundit për arritjen e marrëveshjes.

Lidhur me këto bisedime, lideri i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, tha:

- Jam optimist pas takimit tim me liderin e së Majtës Demokratike, Fotis Kouvelis. Në një masë të madhe, ne kemi opinione të përbashkëta dhe ajo që është shumë e rëndësishme tash, është se ne e kemi përshpejtuar procesin, pasi ne duhet të dërgojmë mesazh jashtë Greqisë, për stabilitet dhe kredibilitet, ndërsa brenda në vend duhet të dërgojmë mesazh te populli grek për siguri dhe prosperitet. Konsideroj se grekët duhet të buzëqeshin përsëri.

Demokracia e Re ka premtuar se do ta respektoj marrëveshjen për kredi që Greqia e ka nënshkruar me kreditorët ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG