Ndërlidhjet

Pakistan: U vra këngëtarja e popullarizuar dhe babai i saj


Këngëtarja pakistaneze Ghazala Javed
Këngëtarja pakistaneze Ghazala Javed
Këngëtarja e popullarizuar në gjuhën pashtu në Pakistan, Ghazala Javed, është vrarë nga persona të panjohur në qytetin veriperëndimor, Peshavar.

Policia dhe burimet mjekësore i thanë Radios Evropa e Lirë se ajo ishte qëlluar gjashtë herë nga persona të armatosur në një motoçikletë, derisa ajo largohej nga një sallon bukurie. Vrasja ndodhi ditën e hënë.

Babai i saj, që ishte së bashku me të, poashtu u vra.

Ka raporte sipas të cilave policia ka thënë se ish bashkëshorti i saj, Jahangir, mund të jetë i dyshuar.

Këngëtarja Javed, me moshë në të 20-tat, ka publikuar albume muzikore, që janë të popullarizuara në mesin e pakistanezëve, të cilët flasin në gjuhën pashtu.

Ajo ishte martuar me biznesmenin Jahangir Khan, në vitin 2010, por ishte shkurorëzuar, pasi kishte kuptuar se ai e kishte edhe një grua tjetër dhe për shkak se ishte përpjekur që ajo ta ndalte këndimin.
XS
SM
MD
LG