Ndërlidhjet

Afganistan: U vra një ushtar i NATO-s, 7 militantë dhe 11 afganë


Pamje nga një bazë ushtarake në Afganistan që u sulmua nga militantët
Pamje nga një bazë ushtarake në Afganistan që u sulmua nga militantët
Së paku 11 afganë civilë, shtatë militantë dhe një ushtar i NATO-s janë vrarë gjatë disa sulmeve dhe përleshjeve në pjesën jugore të Afganistanit.

NATO-ja ka njoftuar se tre persona të armatosur me uniforma policore, kanë hapur zjarr kundër pjesëtarëve të NATO-s në provincën Kandahar, duke e vrarë njërin prej tyre.

Në një incident tjetër në Kandahar, persona të armatosur, poashtu të veshur me unifroma policore, i kanë vrarë tre policë afganë.

Në rajonin Shah Vali Kot të Kandaharit, sot zyrtarët kanë thënë se shtatë militantë janë vrarë në luftimet me ushtarët e Shteteve të Bashkuara, pasi militantët kishin sulmuar me armatim të lehtë dhe duke bartur jelekë vetëvrasës me eksploziv një bazë amerikane.

Raportet e pakonfirmuara thonë se 10 ushtarë amerikanë janë plagosur.

Në incidentin e katërt, në provincën Helmand, së paku 8 civilë raportohet se janë vrarë nga shpërthimi i një bombe, ditën e hënë.
XS
SM
MD
LG