Ndërlidhjet

Eurostat: 800 kosovarë në BE me status të mbrojtur


Flamuri i BE-së

Flamuri i BE-së

Kërkesat për azil të më tepër se 800 personave nga Kosova janë pranuar në vendet e Bashkimit Evropian, në vitin 2011, dhe të gjithë ata kanë fituar status të mbrojtur, deri në vendimin final, ka shpallur sot agjencia Eurostat.

Sipas të dhënave, gjatë vitit 2011 në Francë është lejuar statusi i mbrojtjes për 820 vetë nga Kosova, ndërsa 15 të tjerë, këtë status e kanë fituar në Luksemburg.

Vitin e kaluar, sipas agjencisë Eurostat, vendet e BE-së i kanë pranuar 84100 kërkesa për azil.

Në këtë listë prinë Britania me 14400 kërkesa, në Gjermani janë bërë 13 mijë, në Francë e Suedi nga mbi 10 mijë, e të tjera.

Më së shumti azilkërkues vijnë nga Afganistani, gjithsej 13300 vetë, pastaj janë irakianët me 9 mijë dhe somalezët me 8900 azilkërkues.
XS
SM
MD
LG