Ndërlidhjet

KFOR: Është hapur vendkalimi në Bërnjak


Pamje nga Bërnjaku
Pamje nga Bërnjaku
Misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, i udhëhequr nga NATO-ja, thotë se është hapur vendkalimi në Bërnjak, në pjesën veriore të Kosovës, pas “incidentit në mëngjes, kur një granatë dore duket se kishte eksploduar në afërsi, ndërsa granata e dytë nuk kishte shpërthyer, por ishte gjetur në rugë”.

Në njoftimin e KFOR-it, ky vendkalim përshkruhet si “pikë-kalim administrativ në Bërnjak”.

Mëtutje KFOR-i njofton se eksplodimi nuk ka shkaktuar dëme materiale.

Granata e dytë është shkatërruar nëpërmjet të “eksplodimit të kontrolluar” të kryer nga ekipi i KFOR-it.

EULEKS-i dhe policia e Kosovës, pasi i kanë kryer shqyrtimet e tyre në vendin e ngjarjes, po vazhdojnë ta hetojnë këtë çështje.

“KFOR-i përsëri e dënon këtë përdorim totalisht të papranueshëm të dhunës, që do të kundërshtohet fuqishëm nga KFOR-i”, thuhet në njoftimin për media.
XS
SM
MD
LG