Ndërlidhjet

Zarif: Kërcënimi me dhunë kundër KFOR-it – i papranueshëm


Farid Zarif

Farid Zarif

Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif, e ka dënuar incidentin e sotëm në Bërnjak.

“Çfarëdo përdorimi ose kërcënim me dhunë kundër paqeruajtësve ndërkombëtarë është i papranueshëm dhe dënohet në mënyrën më të fuqishme”, thuhet në njoftimin e misionit të OKB-së në Kosovë, i njohur si UNMIK.

Mëtutje, zoti Zarif “u bënë thirrje të gjithëve, që plotësisht të bashkëpunojnë me hetimet e KFOR-it, për të siguruar se autorët janë identifikuar dhe sjellë para drejtësisë”.
XS
SM
MD
LG