Ndërlidhjet

Jahjaga: Sulmi në Bërnjak, i papranueshëm


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar sulmin ndaj trupave paqeruajtëse të NATO-s, në afërsi të fshatit Bërnjak, me ç’rast është lënduar një ushtar i kësaj force.

"Sulmi ndaj paqeruajtësve të KFOR-it është i papranueshëm dhe i patolerueshëm dhe në kundërshtim të plotë me misionin e forcës paqeruajtëse për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë, për të gjithë qytetarët e saj", transmeton Presidenca deklaratën e zonjës Jahjaga.

Sipas saj, ky sulm është edhe "një përpjekje e strukturave ilegale dhe kriminale serbe, që veprojnë në tri komunat në veri të vendit, për të penguar vendosjen e rendit dhe ligjit dhe për të penguar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe të mallrave në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës".

Në orën 4:00 të mëngjesit të sotëm, dy granata dore janë hedhur në kampin e KFOR-it në vendkalimin kufitar 31 në Bërnjak. Disa orë më vonë, KFOR-i ka njoftuar se ka rihapur këtë pikë kufitare me Serbinë.
XS
SM
MD
LG