Ndërlidhjet

Podgoricë: 26 vetë janë akuzuar për drogë


Pamje nga Podgorica

Pamje nga Podgorica

Autoritetet në Mal të Zi i kanë akuzuar 26 vetë për kontrabandë me drogë, hap ky që shihet si pjesë e përpjekjeve për ndaljen e krimit të organizuar, derisa ky vend po lëvizë më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Zyra e Prokurorit Suprem tha se të akuzuarit ishin pjesë e një unaze ndërkombëtare të kontrabandimit të drogës, që poashtu operonte në Shqipëri, Bosnjë, Kroaci dhe Serbi.

Në kumtesën e publikuar sot, thuhet se akuzat kundër shtetasve të Malit të Zi, ishin rezultat i bashkëpunimit rajonal, me ç’rast autoritetet, poashtu, kanë konfiskuar 250 kilogram marihuanë dhe “sasi të madhe të armatimit”.

Vendet e Ballkanit që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian, i kanë shtuar përpjekjet për ndaljen e krimit të organizuar, që ka lulëzuar gjatë luftërave të viteve të 90-ta.
XS
SM
MD
LG