Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Shtyhet votimi në Senat për legjislacionin Magnicki


Pamje e Kongresit të SHBA-ve në Uashington

Pamje e Kongresit të SHBA-ve në Uashington

Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Senatit të Shteteve të Bashkuara e ka shtyrë votimin për legjislacionin, që synon sanksione kundër zyrtarëve rusë të ndërlidhur me vdekjen në burg të avokatit rus anti-korrupsion, Sergei Magnicki.

Një zëdhënës i tha Radios Evropa e Lirë se votimi parashihej për sot, por një ligjvënës, anëtar i komitetit, ka kërkuar shtyrje në mintat e fundit.

Nuk është caktuar data e re për votim lidhur me legjislacionin “Akti i Përgjegjësisë së Sundimit të Ligjit Sergei Magnicki”.

Kalimi në këtë komitet konsiderohet si pengesa kryesore për këtë legjislacion, që bënë thirrje për ndalim të dhënies së vizave dhe ngrirje të pasurive të zyrtarëve të ndërlidhur me vdekjen e Magnickit në vitin 2009.

Rusia ka tërhequr vërejtjen se legjislacioni mund t’i përkeqësoj lidhjet e dyanshme, ndërsa administrata Obama publikisht e ka kundërshtuar atë.
XS
SM
MD
LG