Ndërlidhjet

Turqi: U vranë 8 ushtarë dhe 18 kryengritës kurdë


Patrullat e ushtarëve turq me tanke në provincën Hakari
Patrullat e ushtarëve turq me tanke në provincën Hakari
Nga Turqia raportohet se kryengritësit kurdë sot i kanë sulmuar njësitet ushtarake të Turqisë, në pjesën juglindore të këtij vendi, duke shkaktuar përleshje, nga të cilat 18 kryengritës dhe 8 ushtarë turq u vranë.

Autoritetet thanë se 16 ushtarë të tjerë janë plagosur, gjatë luftimeve, që ndodhën në provincën Hakari, afër kufirit turk me Irakun dhe Iranin.

Kryengritësit e Partisë Punëtore të Kurdistanit, që është e ndaluar, kanë luftuar për afro 30 vjet për më tepër autonomi për kurdët në juglindje të Turqisë.

Afro 45 mijë njerëz, civilë turkë dhe kurdë dhe luftëtarë, janë vrarë prej vitit 1984, kur ky grup ka filluar të luftoj.
XS
SM
MD
LG