Ndërlidhjet

Siri: Anija e Rusisë me armatim – u kthye prapa


Ilustrim

Ilustrim

Anija e Rusisë, Alaed, që mendohej se i transportonte helikopterët e riparuar sulmues për në Siri, është kthyer prapa për në Rusi, sipas sekretarit të jashtëm britanik, Uilliem Hejg.

Zoti Hejg u tha sot ligjvënësve britanikë se anija ishte “kthyer prapa, qartazi drejt Rusisë”.

Kompaina e sigurimeve me seli në Britani, Standard Club, që e kishte siguruar anijen Alaed, e ka publikuar një deklaratë, më herët gjatë ditës, se anija po “transportonte municion të destinuar për Siri”, që paraqet shkelje të qartë të rregullave të kompanisë.

Standard Club tha se po e pezullonte sigurimin për anijen Alaed, për shkak të kësaj shkeljeje.
XS
SM
MD
LG