Ndërlidhjet

Futboll: Anglia dhe Franca në çerekfinale nga Grupi D


Pamje nga takimi Ukrainë - Angli

Pamje nga takimi Ukrainë - Angli

Seleksioni futbollistik i Anglisë e ka përfunduar pjesën e parë të Kampionatit Evropian të Futbollit 2012, duke e zënë vendin e parë në Grupin D, kështu që në çerekfinale takohet me Italinë, më 24 qershor.

Mbrëmë Anglia e mundi Ukrainën me rezultat 1:0, kështu që vendi mikpritës i kampionatit e përfundoi pjesëmarrjen e vet në këtë kampionat.

Poashtu, në çerekfinale nuk është kualifikuar as organizatori tjetër i kampionatit, Polonia.

Në takimin tjetër të grupit D, Suedia e mundi Francën me rezultat 2:0, por megjithatë për çerekfinale u kualifikua Franca, e cila më 23 qershor ndeshet me Spanjën.

Sot në kampionat është ditë pushimi ndërsa nesër zhvillohet takimi i parë çerekfinal ndërmjet Çekisë dhe Portugalisë.

Më 22 qershor luhet ndeshja tjetër çerekfinale Gjermania – Greqia.
XS
SM
MD
LG