Ndërlidhjet

OKB: Vëzhguesit e përkushtuar për të mbetur në Siri


Shefi i misionit të OKB-ë në Siri Robert Mud

Shefi i misionit të OKB-ë në Siri Robert Mud

Shefi i misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara në Siri, Robert Mud, tha se monitoruesit e OKB-së atje kohëve të fundit u ishin nënshtruar të shtënave, por se ata janë të përkushtuar për të mbetur në këtë vend.

Këto komente u bënë disa ditë pasi OKB-ja shpalli se 300 vëzhguesit e saj në Siri, po e suspendonin misionin për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre, pas intensifikimit të luftimeve gjatë 10 ditëve të fundit.

Këto komente zoti Mud i bëri në senacën e mbyllur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Grupet opozitare thonë se në Siri janë vrarë më se 14 mijë njerëz , prej se ka filluar kryengritja në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG