Ndërlidhjet

Greqi: Së shpejti pritet formimi i qeverisë


Lideri i Demokracisë së Re Antonis Samaras
Lideri i Demokracisë së Re Antonis Samaras
Partitë politike në Greqi thonë se janë afër arritjes së marrëveshjes për formimin e koalicionit të ri qeverisës, i cili do t’i implementoj reformat e kursimit dhe do ta udhëheq Greqinë nëpër krizën e saj të borxheve.

Lideri i PASOK-ut socialist, Evangelos Venizelos, tha se koalicioni prej tri partive mund të formohet gjatë ditës së sotme, pasi sot është afati i fundit për krijimin e qeverisë.

Partia Demokracia e Re, që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e përsëritura parlamentare të dielën e kaluar, po i udhëheq bisedimet për formimin e koalicionit me PASOK-un dhe të Majtën Demokratike.

Kreditorët ndërkombëtarë kanë kërkuar nga grekët që ta formojnë qeverinë e përkushtuar për respektimin e programeve të kursimit, që Athina i ka nënshkruar me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, me qëllim që të sigurohet plani i ndihmës masive, që do ta mbajë Greqinë në eurozonë.
XS
SM
MD
LG