Ndërlidhjet

OKB: Shënohet Dita Botërore e Refugjatëve


Anxhelina Xholi, aktore dhe Ambasadore e vullnetit të mirë e UNHCR-së

Anxhelina Xholi, aktore dhe Ambasadore e vullnetit të mirë e UNHCR-së

Sot është Dita Botërore e Refugjatëve, që synon të tërheq vërejtjen për vuajtjet e dhjetëra milionë refugjatëve në mbarë botën.

Në mesazhin e saj, aktorja e njohur e Holivudit dhe Ambasadore e vullnetit të mirë e Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, Anxhelina Xholi, pos tjerash, thotë:

“Çdo minutë tetë njerëz në botë janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës dhe persekutimit. Askush nuk bëhet me dëshirë refugjat. Sot 43 milionë njerëz në mbarë botën janë të zhvendosur. Ne i kujtojmë ata”, tha Anxhelina Xholi.

Në raportin e fundit të UNHCR-së thuhet se nga konfliktet në botë janë prodhuar 800 mijë refugjatë në vitin 2011.

Numri i shtuar i refugjatëve në vitin 2011 u referohet kryesisht konflikteve në Libi, Sudan dhe Somali.

Afganistani mbetet burmi më i madh i refugjatëve, pasi llogariten se ekzistojnë 2.7 milionë refugjatë afganë.
XS
SM
MD
LG